Raporti i Progresit kritikon Ministrinë e Drejtësisë për dështimin lidhur me ndryshimin e Ligjit për KPK-në. Qeveria e kuvendi nuk e menaxhuan siç duhet me këtë proces. Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Konsultimet për këto reforma dhe për ndryshimet në ligjin për KPK-në u nxituan dhe nuk siguruan një rishikim kuptimplotë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Kjo ndikoi negativisht në cilësinë e legjislacionit dhe përafrimin e tij me qëndrimin evropian”, është thënë në Raportin e Progresit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …