Raporti i Progresit thekson se Kosova pritet ta fillojë procesin për themelimin e Asociacionit, bazuar në propozimin evropian

Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2024 ka kërkuar nga Prishtina e Beogradi që të zbatojnë detyrimet nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Në këtë raport është thënë se Kosova pritet të fillojë procesin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin evropian të prezantuar më 21 tetor 2023. Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kosova pritet të fillojë procesin që çon në themelimin e Asociacionit bazuar në propozimin evropian të paraqitur palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke iniciuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës, është thënë mes tjerash në Raportin e Progresit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …