Raporti për vitin 2019 i SHISH-it radhitë një sërë problematikash në Shqipëri

Raporti për vitin 2019 i SHISH-it radhitë një sërë problematikash në Shqipëri

Raporti për vitin 2019 i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë radhitë një sërë problematikash në Shqipëri, ku theksi vazhdon të vendoset te korrupsioni, krimi organizuar, ekonomia dhe terrorizmi. SHISH raporton se korrupsioni është ende i shpërndarë në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë. Në raport theksohet se në sistemin e drejtësisë po tregohet kujdes duke mos u ekspozuar. Inteligjenca shqiptare zbulon se proceset gjyqësore po zvarriten apo jepet dënimi maksimal, për të treguar performancë në vetting. Elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”.

Lidhur me gjendjen politike dhe sigurinë në rajon, në raport thuhet se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, vijojnë të përballen me një sërë kërcënimesh:

“Zhvillime të brendshme të brishta politike; aktivitete influencuese nga aktorë gjeopolitikë e rajonalë për të dëmtuar, ngadalësuar apo bllokuar proceset integruese euro-atlantike, retorikë nacionaliste ekstreme, përfshirja në korrupsion e elitave politike, emigracioni i paligjshëm, qeverisje e dobët dhe situatë e vështirë ekonomike, si dhe mungesa e përparimit në dialogun Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së”. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …