Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, ka shkaktuar dhe ka nxitur tensione. Kryetari i këtij komisioni, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur drejtorin Hoxha për raportimet në media lidhur me ndryshimet e bëra tek Njësia e Hetimeve në Polici, për largimin e shefit të Task Forcës Antikorrupsion, Shemsi Haziri, duke e zëvendësuar këtë të fundit me Betim Berishën, i cili është i afërt i ministrit, Xhelal Sveçla. Në këtë rast, Bekë Berisha përmendi hetimet ndaj Martin Berishajt. Majori i policisë, Shemsi Haziri kishte qenë tri herë në takime, dy herë në Malin e Zi, dhe një herë në Slloveni për rastin e pretenduar të korrupsionit të Martin Berishës. Dhe pas kthimit të majorit nga Mali i Zi, herën e fundit ka ndodhur transferimi. Ky paska qenë pikë kontakti i vetëm me hetuesinë e Malit të Zi dhe ky për atë arsye është larguar nga Betimi. Pastaj i keni thënë ju drejtor, ‘ti duhet të hiqesh prej këtu’. Nënkuptohet prej presionit politik, në fakt edhe kështu funksionon politika përmes drejtorit”, theksoi Bekë Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …