Raportimi i Simmonsit po shihet si pa efekt juridik pasi zyrtarët e EULEX-it nuk mund të ndiqen penalisht në Kosovë

Raportimi i Simmonsit po shihet si pa efekt juridik pasi zyrtarët e EULEX-it nuk mund të ndiqen penalisht në Kosovë

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë më 12 korrik para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pretendimet e tij të kamotshme për korrupsion dhe keqpërdorime në këtë mision. Që nga viti 2017 kur u largua nga EULEX-i, Simmons ka ngritur akuza të shumta për këtë mision të Bashkimit Evropian, përfshirë ato për ndërhyje në hetime penale, kërcënime ndaj dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje të provave, ndërhyrje në çështjet penale për qëllime politike si dhe për afera korrupsioni. Misioni i EULEX-it thotë se respekton vendimin e Kuvendit të Kosovës për ta dëgjuar ish-gjyqtarin Simmons, por në të njëjtën kohë thotë se është i “vetëdijshëm se Simmons do të paraqesë një version të njëanshëm dhe të pabazuar të pretendimeve për keqpërdorimeve gjatë kohës së tij si gjykatës në EULEX”. Ndërkohë juristët në Kosovë thonë se pavarësisht asaj se çfarë mund të dëshmojë ish-gjyqtari Simmons në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht nga institucionet kosovare për veprimet që mund t’i kenë kryer gjatë mandatit të tyre në Kosovë. Që nga viti 2017 kur Simmons u largua nga misioni i EULEX-it, bëri akuza të shumta për keqpërdorime dhe ndikime politike në procese gjyqësore që udhëhiqeshin nga EULEX-i.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …