Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

Raportohet për disa parregullsi në procesin zgjedhor

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), raportoi se 9 për qind nga 2 mijë e 589 vendvotime janë hapur me vonesë për arsye të ndryshme. “Është raportuar se shkak i vonesave për hapjen e vendvotimeve me kohë ka qenë mungesa e komisionarëve, në 6 për qind të vendvotimeve”, tha Ismet Kryeziu nga DnV. DnV po monitoron zgjedhjet parlamentare me 500 vëzhgues që janë të vendosur në 500 vendvotime. Gjatë konferencës për medie, Ismet Kryeziu nga DNV-ja tha se vëzhguesit e këtij koalicioni gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesin e votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit të votave të subjekteve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Rexha: Kosova është gati për votim online, duhet të fillojmë me komuna të vogla

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, shprehu …