Ruzhdi Jashari

Raportuesi i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari ka paditur Prokurorinë Speciale dhe FaktePlus për cenim të dinjitetit

Në listat e publikuara të “veteranëve të rremë” duket se me qëllim të caktuar janë evidentuar edhe emra të niveleve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë mes figuron edhe emri i Ruzhdi Jasharit, reporterit të luftës së UÇK-së i cili gjatë luftës kishte informuar medet e huaja dhe të vendit lidhur me luftën dhe zhvillimet në Kosovë. Ai ka qenë edhe reporter i Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, një kuadër me autoritet para gjatë dhe pas luftës. Lidhur me evidentimin e tij në listat e veteranëve tëë rremë ai ka ngritur padi penale dhe ka kërkura urgjentisht, marrjen e masave nga gjykata kundër këtyre keqbërësve dhe cënuesëve të dinjitetit tim: Prokurorisë Speciale dhe portalit: Fakteplus, në përputhje të Kushtetutës së Kosovë në nenin, 23, që garanton dhe mbron dinjitetin e njeriut ku thuhet: “Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” si dhe ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes Nr. 02/L-65, në bazë të nenit 1 pika c, nenit 3 (përkufizimet), neni 4 (masat mbrojtëse) pika 1 dhe 2.

 

NGA: RUZHDI JASHARI

PËR: GJYKATËN THEMELORE NË FERIZAJ

ADR: RRUGA “KOMANDANT  KUMANOVA”

Nr.210, Tel: 044 228 342

                                                 GJYKATËS THEMELORE FERIZAJ

PADITËSI: RUZHDI JASHARI, Adr. Rr.”KOMANDANT KUMANOVA”, SHTIME, Nr.210; Tel: 0 44 228 342

I PADITURI: Portali FaktePlus (Linku:  https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2 Ffakteplus.net%2 Fedhe-zona-e-nerodimes-me-qindra-veterane-te-dyshuar%2F&h⁼ AT2oEbAGgbFPAvnq0zeTWdaJrb6TijoJkC0NU46IqSvGvFMYcvdRf9AW5NYIx-LtZ76nAY3 gCoai6lapWwhUzQV7g5bL8jZQ84nn3sWJt0UMVQqTOxeGMn8unVP45PD24VwVu:) dhe kushdo qoftë tjetër që qëndron prapa këtij Artikulli të postuar në këtë link –(Prokuroria Speciale Aleksandër Lumezi). .1

                                                     PROPOZIM PËR AKTVENDIM

Dëshmoj moralisht penalisht se gjatë luftë së UÇK-së, që nga fillimi luftës në këtë Zonë (ZON) kam qenë ushtar i UÇK-së duke kryer detyrat që nga furnizuesi, pjesëmarrës i betejave e deri te kryerja e detyrave me përgjegjësi prej të ngarkuarit me detyrën e ZËDHËNSIT të (ZON).

 

Fakte:

 

Raportimet dhe Informatat gjatë Luftës së UÇK-së, me qindra raportime për masmedie të vendit dhe të huaja, provë Libri “ZËRI I LIRISË”, botuar më 2009, nën recensionin e Adem Demaçit.

Raporti i datës 12.06.201.1999, hartuar nga ZON për SHP të UÇK-së. Kopja ndodhet në muzeun e Shtimes.

Vërtetimi lidhur me raportimet e mija në RKL i datës 20.10.2006.

Vërtetimi i RDW, mbi raportimet nga fronti i luftës i datës, 3 nëntor 2006.

Vërtetimin i RTK, Redaksia në Tiranë, i datës 05.08.1999.

Dëshmia e Kosova-press-it, 19 tetor 2006.

Emërimin nga SHP e UÇK-së me nr. G. 0316-1999, në detyrën e përgjegjësit për Informim e Marrëdhënie me Jashtë pranë Komandës së Zonës së Nerodimes.(nga 15.05.1999).

Organizimi dhe formimi i DMPAC, të UÇK-së pran ZON dhe Drejtorive Civile të UÇK-së nëpër vendbanime ku janë kontrolluar ne UÇK-së, që nga muaji tetor i vitit 1998.

Organizimi i takimeve dhe pritja e të gjitha Delegacioneve të OSBE-se, MVK, GK, AMBASADAVE, MASMEDIAVE, SHOQATAVE  HUMANITARE etj të akredituara në Kosovë që nga tetori i vitit 1998

Nën përkujdesje time dhe të tjerëve Rikthimi i Pikës së UÇK-së në Jezercë, pas ofensivës serbe të 27 shtatorit 1998. Pas dy dite (29 -30) shtator e bëjmë rikthimin e UÇK- së në Jezerc. Dëshmitarë: shumë ushtarë të gjallë të UÇK-së dhe qytetarë të fshatit Jezerc, kërkesë edhe e SHP të UÇK-së drejtuar Pikës së Rancës që sa më parë urgjentisht ta rikthejmë UÇK-në në Jezerc.

Pjesëmarrja direkte në disa beteja si: Petrovë, Jezerc, ….etj. Dëshmitarë ushtarët e UÇK-së

Pjesëmarrja direkte në themelimin dhe daljen publike të UÇK-së në fshatin Jezercë, korrik 1998. (Dëshmitar, ushtarët e gjallë të asaj pike)

 

Në përputhje të fakteve kërkoj veprimin sa më të shpejt të gjykatës dhe marrjen e masave kundër shpifësve, ndëshkimin e tyre dhe dëmshpërblimin e kërkuar më lart. Edhe pse asnjë dëmshpërblim nuk do ta kompenson dëmin e shkaktuar nga ky binom keqbërës i këtij portali vasal.

 

PS.

 

Shënim: Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Agjencia e lajmeve “Fakte-Plus” SH. P. K. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdorën për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fakte-Plus. Botimi dhe përdorimi i lajmeve mund të bëhet vetëm me kusht që burimi dhe autorësia e lajmit të ruhet dhe të vendoset në mënyrë të qartë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …