Raportuesi i përditshëm për zhvillimet në Serbi, kryeministri Albin Kurti, tha se Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, tani po përgatit sulme të reja kundër Kosovës së bashku me grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues. Ai përmendi disa lokacione në Serbi, ku grupi sipas tij, po kryen trajnime, përfshirë poligone ushtarake të Serbisë. Pretendimet e kryeministrit të Kosovës u hodhën menjëherë poshtë nga Ministria Serbe e Mbrojtjes. Kurti nuk ofroi asnjë dëshmi, konkrete apo video të përgatitur nga ministri Sveçla, ku do ta dëshmonte se Milan Radoiçiq mban takime të rregullta me inteligjencën serbe dhe se pjesëtarët e grupit të tij, paguhen nga 2.000 euro në muaj”.
