Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u është dhënë një premtim se pas përmbushjes së këtyre kushteve do të udhëtojnë pa viza, por se i njëjti premtim nuk është mbajtur. Sholtes, në një intervistë për “europeaninterest”, tha se liberalizimi i vizave nuk e ndihmon drejt shmangies së izolimit vetëm Kosovën, por tërë rajonin. Ai shtoi se Parlamenti Evropian e po ashtu edhe Komisioni Evropian kanë qëndrim pozitiv për sa i përket liberalizimit të vizave, por thekson se vendimi përfundimtar varet nga Këshilli i Evropës. Tutje, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, tha se në raportin Kosovë-Serbi ka ende çështje të vështira.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …