Raportuesit për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime të qarta kundër “madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të largojnë, pa vonesë, një mural në Beograd kushtuar Ratko Mladiçit, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. Në një komunikatë të përbashkët, ata u shprehën “të tronditur nga dështimi i autoriteteve – pavarësisht një vendimi të policisë komunale – për të hequr atë mural të vendosur në mënyrë të paligjshme dhe që Nisma e Rinjve për të Drejtat e Njeriut fituese e çmimit Václav Havel, u pengua të zhvillojë një demonstratë kundër muralit me 9 nëntor 2021, ndërsa ministria e Brendshme ju referuar ‘shkaqeve të sigurisë’”. Me 9 nëntor, policia në Beograd kishte arrestuar dy gra që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiç, ndërsa më herët kishte ndaluar përpjekjet e grupeve për të drejtat e njeriut që të heqin muralin.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …