Viola

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, nuk pret të pranohet aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në NATO

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon nuk pret që aplikacioni i Kosovës në NATO do të pranohet. “Mund ta kuptoj se ky vend që ka vuajtur shumë në luftë dhe ende nuk ndjehet rehat në këtë fqinjësi. Ka gjithmonë vullnet dhe dëshirë që të siguroj një mbrojtje më të madhe dhe më shumë siguri nga Aleanca. Por, të jem e sinqertë në këtë moment nuk e di se do ta kemi një mazhorancë në favor të kësaj, ose të themi që aplikacioni ka gjasa të vogla që të pranohet, por kjo nuk varet nga unë. Nuk do t’i kisha rrit pritshmëritë në këtë moment”, ka thënë Cramon për RTK. Mirëpo, raportuesja për Kosovën, nuk e ka të njëjtin mendim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, veçse thotë se kjo është punë e ekzekutivit kosovar, për çka ajo shpreson se bisedimet bilaterale do të shkojnë në favor të Kosovës. “Janë disa shtete në favor të anëtarësimit, shpresoj se bisedimet do të jenë në favor të Kosovës… Shpresoj se do të arrihet mazhoranca”, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentit evropian, e cila gjatë këtij muaji vizitoi Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …