Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, ka folur për sulmin që i është bërë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq nga zyrtarë të Listës Serbe, e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë, ndërsa i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq të ndalë akuzat ndaj kundërshtarëve të tij. Sipas Rashiq, shkaku i incidentit të djeshëm është etiketimi me serbët ‘në të mirët dhe jo të mirët’. “Fatkeqësisht, shkaku apo më mirë të them që pasoja e incidentit është ajo ndarja apo etiketimi, ndarja me serbët e mirë dhe të këqij. Ky tension që ekziston shumë shpesh dhe më së shpeshti vjen nga presidenti i Republikës së Serbisë, thjesht rezulton me atë që kemi një situatë total absurde në të cilën asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ndarje dhe urrejtje mes serbëve, tha ai në një debat publik për dialogun me Serbinë, të mbajtur në Çagllavicë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …