Duke komentuar djegiet e veturave në pjesën veriore të Kosovës, politikani serb, Nenad Rashiq është cituar të ketë deklaruar se këto veprime kanë për qëllim për të parandaluar zgjedhjet e 22 prillit. “Sa e di unë edhe kështu nga informacionet private kjo nuk do të thotë që ata strukturat të cilat janë nën hije nuk do të përdorin të gjitha mjetet që kanë për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve. Prandaj po supozoj që ata vetura janë qoftë të pronarëve, pra të atyre që janë nominuar si këshilltarë për nivelin komunal ose ndoshta edhe të familjarëve të tyre”, është cituar të ketë deklaruar Nenad Rashiq për Nacionalen. Ai është cituar të ketë shtuar më tutje se shpreson ta ketë gabim, por kjo me siguri po bëhet për t’u bërë presion atyre që janë kandidatë për zgjedhje. Nuk e shoh ndonjë arsye tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …