Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie. Nenad Rashiq, deputet i Listës Serbe, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i demarkacionit. Ai ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurt se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit.“Nuk është e vërtetë kjo” ka sqaruar Rashiq duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.