Kandidati për deputet, Rashit Çalaj i cili garon me numrin 13 nga radhët e PDK-së në vazhdën e takimeve, ka takuar gra e vajza të Partisë Demokratike të Kosovës. Çalaj ka thënë se fuqizimi i gruas në shoqëri dhe përkrahja e tyre në institucionet e ndryshme qeveritare është një nga pikat kyçe të programit 4 vjeçar të PDK-së. “Sot së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe kandidatët për deputet Imri Ilazi, Gazmend Bytyqi, Mexhide Mjaku-Topalli, Elmi Reçica, Bajrush Xhemaili, Kristina Gashi-Bytyqi u takuam me gra dhe vajza të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Fuqizimi i gruas në shoqëri dhe përkrahja e tyre në institucionet e ndryshme qeveritare është një nga pikat kyçe të programit 4 vjeçar të PDK-së. Gruaja është pjesë integrale e shtetit të Kosovës”, ja shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …