Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është cituar të ketë deklaruar se gjendja aktuale në Polici, nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ndikim të drejtpërdrejtë në punët operacionale të drejtorit aktual të Policisë. Sipas tij, drejtori i Policisë është dashur të shkarkohet shumë moti, pas arrestimit për dy muaj të 80 zyrtarëve policorë. Drejtori i Policisë është duke shikuar vetëm se si t’i ndëshkojë policët. Mirëpo po flas që Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq sesa është tani edhe nga aspekti financiar i Qeverisë, por edhe nga aspekti i mbështetjes së menaxhmentit dhe drejtorit që ata t’i trajtojë në mënyrën më të mirë. Në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në Polici atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt, ka saktësuar ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …