Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i ka quajtur të paqëndrueshme argumentet e përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për mos-lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Qalaj ka thënë kjo prokurori po dëshiron vetëm të gjejë arsye për mos ta liruar Thaçin. Kjo çka ka bërë prokuroria është tejet e ulët. Ajo po dëshiron vetëm të gjejë arsye që ta refuzojë lirimin me kusht. Policia e Kosovës e ka bërë detyrë që të iu ofrojë siguri liderëve që duan ta vizitojnë veriun e Kosovës. Edhe presidenti Thaçi ka shprehur dëshirë që ta vizitojë veriun dhe ne i kemi ofruar siguri ashtu që vizita të shkojë pa problemi”, ka thënë Qalaj. Deputeti i PDK-së ka thënë se prania e tij në aktivitetet në veri së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçin nuk ka të bëj me afërsi personale. Po të isha edhe sot si drejtor i policisë, do të kisha shkuar me secilin. Por, po dëshirojnë të gjejnë veç arsye që ta refuzojnë lirimin me kusht”, është shprehur Qalaj. Kështu kjo prokurori një nga arsyet se pse e kundërshton lirimin e Thaçit, është se ka dyshime se Policia e Kosovës mund të mbajë garancinë e ofruar për shkak të dyshimit se ish-kreu i shtetit të Kosovës mund të ketë afërsi me krerët e këtij institucioni.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …