Rashit Qalaj

Rashit Qalaj, ka kërkuar nga deputetët ta miratojnë rezolutën e propozuar nga PDK-ja për përmirësimin e kushteve të policisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojë rezolutën e propozuar nga ta për përmirësimin e kushteve në policinë. Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit. Sipas kësaj rezolute kërkohet që policisë t’u kthehen shtesat, të bëhen me sigurim shëndetësor dhe të mundësohet dalja e tyre në pensionim të parakohshëm. Ai ka përmendur aksionin e 24 shtatorit dhe suksesin e policëve në përballje me terroristët serbë. Andaj sipas fjalëve që janë thënë për këtë suksese, duhet të kthehen në vepra. Miratimi i saj do të ishte dëshmia më e mirë për përkushtimin ndaj policisë, kur puna e tyre na bënë krenarë të gjithëve”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …