Rashit Qalaj

Rashit Qalaj kritikon rritjen e pensioneve, si vendim populist që nuk mbulon as inflacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj,  ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, duke e cilësuar atë si një vendim populist dhe të padrejtë për një pjesë të madhe të pensionistëve. Ai vuri në dukje se prej 300 mijë pensionistëve, rreth 150 mijë prej tyre kanë përfituar një rritje prej vetëm 20 eurosh në muaj, që nuk mbulon koston e inflacionit të lartë në vend. “Kjo rritje prej 20 eurosh nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe nuk është as afër standardit të shteteve të tjera të rajonit, ku pensionet mesatare janë afër 400 euro,” tha Qalaj. Ai gjithashtu kritikoi faktin se rritja e pensioneve për kategoritë e luftës është shtyrë për disa muaj, duke e cilësuar vendimin si të motivuar nga fushata zgjedhore. Qalaj gjithashtu lidh këtë vendim me heqjen e masave kufizuese për produktet serbe në të njëjtën ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti bashkë me ministrin, Sveçla, pritën në takim shefin e EULEXit, Gjovanni Pietro Barbano

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet me EULEX-in si reagues i dytë i sigurisë në vend e …