Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: PDK-ja me Bedri Hamzën në krye do të jetë bartës bartës i listës zgjedhore dhe do të fitojë qeverisjen e vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, duke folur për zgjedhjet e mundshme të parakohshme tha se partia e tij me Bedri Hamzën në krye do të jetë bartës bartës i listës zgjedhore synon të fitojë qeverisjen e vendit. Ju e dini se kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë deputetët dhe anëtarët e kryesisë, janë duke bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje. Për ne është prioritet që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të udhëheqjes së keqe të qeverisë aktuale dhe ne synojmë që me kandidatin që e kemi bërë zyrtar tash për kryeministër dhe me angazhime gjithë kombëtare të Partisë Demokratike ne t’i fitojmë zgjedhjet sa më shpejt që mbahen zgjedhjet është e mirë për shkak se prapë po them e kemi një degradim në komplet jetën e qytetarë. Ndërsa sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë Qalaj. (EO)

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …