Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vetëm si bazë për bisedime për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy shteteve, thotë deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. Por qëndrimi i PDK-së është që propozimi, i cili duhet të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare, duhet t’i përmbajë pesë elemente të domosdoshme: ruajtjen e karakterit unitar të vendit, njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur deri më tash Kosovën, integrimin në strukturat e NATO-s apo në Partneritetin për paqe, marrjen e statusit kandidat për Bashkimin Evropian, si dhe njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që propozimi nuk është marrëveshja, për të cilën Kosova ka pritur për një kohë të gjatë. Marrëveshja që nuk e ka në përbërjen e saj njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është marrëveshje që nuk sjell stabilitet në Ballkan dhe vetëm e shtyn zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Rashit Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …