Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme të Kuvendit për formimin e institucioneve. Qalaj tha se është e papranueshme për qytetarët të shohin skena të përsëritura bllokimi politik, duke theksuar se “edhe regjisori edhe aktorët janë të njëjtit”. Ai sqaroi se PDK nuk do të japë votë për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një figurë jo të denjë për këtë pozitë. Po ashtu, Qalaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po tenton ta zgjidhë krizën politike, ndërsa vazhdon të përfitojë nga privilegjet e pozitës, siç janë truproja dhe benefitet tjera, pavarësisht se ka dhënë betimin si deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Limaj nuk është gati për zgjedhje, do të merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të kuvendit

Analisti politik Blerim Canaj, vlerësoi se qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është që …