Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet t’i vihet si kusht Serbisë që pjesëtarët e grupit terrorist të cilët kanë ikur nga Manastiri i Banjskës, t’i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Madje sipas tij, një kërkesë të tillë duhet ta bëjë edhe Lista Serbe. “Nuk jam kundër Asociacionit, por jam kundër derisa ata terroristë qëndrojnë të lirë në Serbi dhe nuk i dorëzohen institucioneve të Kosovës. Ky do duhej të ishte kushti. Tani, Lista Serbe duhet ta marrë guximin të kërkojë që terroristët t’i dorëzohen autoriteteve, pra duhet ta pastrojnë veten. Tani për tani, Lista Serbe është armiku më i madh i Republikës së Kosovës”, deklaroi Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …