Prokurori, Rasim Maloku: Në aksionin “Brezovica” kemi ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit e familjarët e tyre

Rasim Maloku: 100 objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve, janë sekuestruar sot, në Brezovicë

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku,  tha për “Radion Evropa e Lirë, se rreth  100 objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve, janë sekuestruar më 11 tetor në Brezovicë Sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Këto institucione, pas inspektimit të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, kanë vlerësuar se këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor për këtë park. Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e këtyre veprave penale. Prokurori Maloku tha se të gjitha objektet e ndërtuar në zonën e dytë të Brezovicës janë sekuestruar përkohësisht, pasi në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …