Selmanaj: Pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim

Rasim Selmanaj: Fitore Pacolli nga skizofrenia politike harron se nëna Rukë është nënë e dy heronjve të kombit

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila gjatë një emisioni, duke dashur ta godasë AAK-në dhe ish-kryeministrin Haradinaj, ka përmendur edhe nënën e tij. Pacolli ka akuzuar atë se e ka mjekuar nënën e tij jashtë shtetit. Selmanaj ka thënë se s’do ta kishte besuar kurrë që një deputete e Kosovës të flasë me një urrejtje kaq të madhe ndaj nënës së dy heronjve të kombit. “Fitore Pacolli, Turp për juve! Kurrë s’e kisha besuar se një deputete e Kosovës, madje që flet shqip, t’ia lejojë vetes të flasë me një urrejtje të paimagjinueshme ndaj Nënës së Luan e Shkëlzen Haradinaj! Nga skizofrenia politike e saj, duke menduar ta “godasë” politikisht Ramush Haradinaj, harron se nëna Rukë, pra Nëna e Ramushit e Dautit, është Nëna fisnike, Nëna shqiptare që lindi e rriti djem kreshnikë si Luan e Shkëlzen Haradinaj, që i zbardhën fytyrën kombit duke e larguar Serbinë nga Kosova! Fitore Pacolli, një femër gjuhëvrerë, pra nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm edhe ta përgojojë Nënën, e cila qindra mijëra ushtarë ka pritur e ka përcjellë nëpër beteja, si të ishin bijtë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …