Kryesia e Kuvendit të hënën e ardhshme do ta caktojë datën e votimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së. Siç bëhet e ditur se ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti. Votimi në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës do të bëhet në seancën e 14 dhjetorit. Ndërsa deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj ka thënë që në gjysmën e parë të dhjetorit do të procedohen në Kuvendin e Kosovës ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. “Seanca ku do të procedohen tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri do të jetë në gjysmë e parë të dhjetorit. As nuk diskutohet se a do të kalojë ose jo, sepse të gjitha partitë janë unitare t’i votojnë këto tri ligje”, ka thënë ai. Ndërsa i pyetur se nëse mund të dalë ndonjë pengesë për këtë proces, Selmanaj ka thënë që përderisa partitë politike janë unitare për ushtrinë e Kosovës nuk mund të ketë pengesa. “Nuk shoh asnjë rrezik për këtë çështje. Mund të ketë dallim për çështje të tjera, por jo sa i përket kësaj. Në këto rrethana kjo formë e transformimit të FSK-së është forma më e mirë”, ka thënë ndër të tjera deputeti i AAK-së
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …