Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, kërcënimit, shantazhit…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi,  ka ftuar krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, kërcënimit, shantazhit, fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve. Ai ka shkruar se “NISMA kërkon nga politikanët e rangut të “lartë” që opinionin t’ia prezantojnë vlerat e tyre politike, ideologjike, intelektuale, kulturore e kombëtare, përkushtimin e dashurinë për t’ju shërbyer njerëzve, por assesi ati t’ia prezantojnë forcën e muskujve, agresivitetin primitiv, gjuhën fyese, kërcënuese e denigruese”.

Postimi i plotë i Krasniqit në facebook:

 NISMA duhet të ndahet qartazi e pa ekuivokë nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy t’i dëgjojë e ti shikoj drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që t’u flasë njerëzve për problemet e përditshmërisë se tyre haptas e çiltas.

NISMA se bashku me te edhe qytetarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër që t’i shoh e ndjejë vështirësitë e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë të këtij vendi.

NISMA i fton krerët e partive politike që të ndahen njëherë e mirë nga çdo formë e dhunës, e kërcënimit, e shantazhit, e fyerjeve dhe nga çdo formë e kërcënimit apo e denigrimit të bashkëkombëseve.

 NISMA kërkon nga drejtuesit e partive politike që gjithçka që ia lejojnë vetvetes apo aktivistëve të partive të tyre, mos t’ua mohojnë as aktivistëve të partive të tjera?! Secili le të llogarit se çkado që i dhembë njërit, i dhembë edhe tjetrit. Në fund të fundit, “çka mbjell edhe e korrë”!

NISMA kërkon nga politikanët e rangut të “lartë” që opinionin t’ia prezantojnë vlerat e tyre politike, ideologjike, intelektuale, kulturore e kombëtare, përkushtimin e dashurinë për t’ju shërbyer njerëzve, por assesi ati t’ia prezantojnë forcën e muskujve, agresivitetin primitiv, gjuhën fyese, kërcënuese e denigruese. Këta të fundit është mirë që t’i drejtohen për ndihmë psikiatrit! Egocentristet askund dhe asnjëherë nuk kanë prezantuar e as prezantojnë vlera demokratike!

 Njeriut tonë sot i duhet shumë edukim e hiq frustrim! Frustrimin na e la me shumicë e kaluara! E sotmja ia ka nevojën shumë, tepër shumë, gjuhës e mendjes së urtë njerëzore!

Pak më shumë kulturë në komunikim para opinionit ju lutëm!

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …