Rastet e shpeshtuara të zjarreve në komunën e Skenderajt

Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën e Skenderajt, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin. Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …