Rasti Haradinaj të jetë precedent ndaj fletarrestimeve të Serbisë

Rasti Haradinaj të jetë precedent ndaj fletarrestimeve të Serbisë

Njohësit e rrethanave juridike dhe politike kanë vlerësuar se pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për Ramush Haradinajn, vendet anëtare të Interpolit më nuk duhet t’i respektojnë fletarrestimet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Avokati i njohur Arianit Koci ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se rasti i lirimit të Ramush Haradinajt nga drejtësia franceze duhet të shërbejë si precedent kudo në botë, që ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen sipas fletarrestimeve të Serbisë. “Lirimi i Haradinajt besoj se do të jetë një precedent, kudo në botë, që ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen sipas fletarrestimeve të Serbisë. Rasti i Gjermanisë është shembull se si duhet të funksionojë drejtësia. Ata thjesht, çdo kërkesë të Serbisë, e që ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, e injorojnë. Thjesht, shteti serb nuk ka kapacitet demokratik dhe nuk ka besueshmëri të iniciojë dhe gjykojë asnjë proces gjyqësor në raport me ne”, ka thënë Koci. Ai ka bërë me dije se fletarrestimet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së tregojnë për mënyrën jodemokratike të shtetit serb. Sipas tij, ky është një abuzim të cilin po e bën Serbia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …