Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ky vendim është marrë pas kërkesës së familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor pas analizimit të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë të Zvicrës, i cili hedh në dyshim se Dehari është vetëvrarë. “Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale. Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime të pavarura, profesionale dhe kredibile në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …