leoni

Me rastin e 10-vjetorit të vrasjes, përkujtohet gazetarja e shquar ruse, Anna Politkovskaja

Me rastin e 10-vjetorit të vrasjes, përkujtohet gazetarja e shquar ruse, Anna Politkovskaja

Me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së gazetares së shquar ruse, Anna Politkovskaja, është mbajtur një tubim përkujtimor. Politkovskaja,  ka shkruar librin për krimet e Ushtrisë dhe Policisë ruse kundër popullatës çeçene. Ajo njihet për kritikat që i ka drejtuar kryetarit, Vladimir Putin, raportet e së cilës kanë nxjerrë në pah korrupsionin në nivel të lartë në Rusi dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Kaukazin Verior. Poltikovskaja është vrarë para apartamentit të saj në Moskë, më 7 tetor, 2006. Sergei Sokolov, zëvendëskryeredaktor i gazetës Novaja Gazeta, ka hapur shërbimin përkujtimor, duke thënë se mbetet ende e paqartë se kush ka urdhëruar vrasjen e gazetares. Personi që ka urdhëruar vrasjen mund të vdesë në paqe ose të urdhërojë vrasje tjetër, nëse deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë Sokolov. Politkovskaya është vrarë në ditëlindjen e Putinit, duke nxitur spekulime se vrasja e saj mund të jetë menduar si “dhuratë” për kryetarin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …