Me rastin e 17 shkurtit mbahen aktivitete artistike e letrare në Kaçanik

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Kaçanikut ka filluar aktivitetet për shënimin e kësaj dite. Në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj’ në Kaçanik janë dhënë premierë dy shfaqje të vogla teatrale nga nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik. Shfaqja “Mësuesja po çmendet” solli emocione në publik, ku paraqiti kauzën e arsimit në vitet e 90-ta si dhe shfaqja “Lajmi” kushtuar luftës së denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu nxënësit prezantuan edhe poezi e ese të ndryshme atdhetare. Shfaqjet dhe programi artistik është përgatitur nga nxënësit në bashkëpunim me Profesoreshën Remzie Dardhishta- Kryetare e Qendrës Kulturore “Kaçaniku”. Ky aktivitet u shfaq në sallën e madhe, ku për skenën ë pavarësisë është përkujdesur profesori Arif Mulaku si dhe disa anëtarë nga “shoqata “Handikos” në Kaçanik. Aktivitet do të vazhdojnë, me hape të ekspozitës me fotografi të vjetra të qytetit të Kaçanikut me autor Axhip Tusha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …