Rasim Selmanaj

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ka uruar të gjithë qytetarët

Në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj thuhet:

“Në emër te të gjitha institucioneve komunale të Deçanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2017”.

Kryetari Selmanaj ka thënë se në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.

Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2017!”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …