Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Paraqitjet publike të kryeministrit shqiptar, Edi Rama,  në organizatat më të mëdha ndërkombëtare sikurse dje në Islandë, në përpjekje të zbardhjes së të vërtetës rreth akuzave të pabazuara për trafikim organesh të senatorit Dick Marty, kanë nxitur vëmendje dhe reagime të personaliteteve të ndryshme në botë. Një nga disa fjalimet e tij, ajo e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, është vlerësuar lartë edhe nga profesori universitar,  Ravi Batra. Në një publikim të tij  ai ka shkruar se kryeministri shqiptar ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit. Profesori, Batra, ka përshëndetur dhe shprehur nderim për fjalimin që ai e quan pasionant të kryeministrit Rama para liderëve të shteteve anëtare të OKB-së, në New York, në shtator të vitit të kaluar. ”Të paditësh kryeministrin e Kosovës,  Hashim Thaçi,  për marrjen e organeve të serbëve pa asnjë provë,  është vepër djallëzore, pasi është një padrejtësi në një nivel gjenocidal të sovranitetit të Kosovës. Profesori Batra ka kërkuar që ish presidenti Thaçi të lirohet dhe ai si dhe qytetarët e Kosovës të dëmshpërblehen për vuajtjet dhe dëmtimin e reputacionit për shkak të akuzave të rënda për trafikim organesh.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …