REAGIM: FORUMI PER KUVENDIN E BASHKIMIT KOMBËTAR DIASPORA NË KANADA- AMERIKË, PËR ALARMIN QË NGRE GAZETARIA MIRILDA TILI LIDHUR ME PALIGSHMËRINË NDAJ LUFTËTARIT TË UÇK-së – DRITAN GOXHAJ

Pse?! Prapë paskan filluar këta të shitur, tradhtarë, të merren me një luftëtar të UÇK, duke mos hequr dorë nga qëllimi apo shërbimi për të denigruar UÇK, rolin dhe vlerat atdhetare të saj , të shenjta për mbrojtjen e popullit të vetë prej genocidit më çnjerezor Serb?! Unë pata bindjen dhe akoma e kam se ata, pushtetarët tradhtar, të shitur, u dorëzuan dhe e liruan këtë  luftëtar të pa fajshëm, intelektualin Dritan Goxhaj, jo me dëshirë por të detyruar nga diskreditimi i pritshëm i tyre prej këtij atdhetari trim, që me argumente e fakte që ai i njeh dhe i ka publikuar tashmë si prova, do tju nxirrte bojën edhe nderkombetarisht!

Ja kanë frikën këtij diskreminimi, që, po të ndodhi do të jetë historik! Do të jetë si Gjyqi i Dimitrovit kundër Geringut në kohën e Hitlerit! Uroj të mos ndodh, dhe ta kenë kuptuar këtë rrezik! Sidoqoftë, kam gjithashtu bindjen se publiku, populli nuk do ta lërë vetëm, birin e saj, luftëtarin e Lirisë! Një akt i tillë tradhtar do të frymëzojë e ngrehë  peshë atdhetarët e vërtetë në Shqipëri e në Kosovë, dhe me siguri do shpërthejnë në flakë! Prandaj ftoj edhe anëtarët e këtij grupi të reagojnë për këtë skandal të pritshëm të pa preçedent!

Poshtë Tradhëtarët!

Lart morali i atdhetarëve!

Rroftë Shqipëtaria!

Ing. Caush Xhufi

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …