Deklaratë për medie e Institutit të Historisë së Kosovës lidhur me projektin e CDRSEE-së, me seli në Selanik

Reagim i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, lidhur me Akademinë Përkujtimore mbi figurën e Xhafer Devës

Ditëve të fundit, në mediumet dhe rrjetet sociale të Kosovës, po shpërndahet njoftimi lidhur me organizimin e një akademie përkujtimore lidhur me figurën e Xhafer Devës, me mbishkrimin e Institutit të Historisë.

Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se emri i Institutit të Historisë është keqinterpretuarNë njoftimin për akademinë përkujtimore figuron emërtimi Instituti i Historisë vetëm duke iu referuar ndërtesës, e jo institucionit organizues, prandaj, këtu qëndron keqinterpretimi.   

Instituti i Historisë nuk qëndron prapa këtij evenimenti, e as nuk është përfshirë në çfarëdo forme apo mënyrë në organizimin e tij. Instituti i Historisë nuk menaxhon me sallën dhe objektin ku është planifikuar të mbahet ky aktivitet.  

Instituti i Historisë nuk mund t’i mohojë askujt të drejtën e shprehjes dhe të mendimit të lirë, e as të organizimit të evenimenteve të ndryshme, qofshin ato të karakterit kulturor apo shkencor. Në këtë kontekst, Instituti i Historisë të gjitha aktivitetet shkencore i organizon ne bazë të agjendës vjetore dhe si te tilla ato mbahen nën siglën e Institutit. 

 

 

Prishtinë, më 29.4.2022  

 Prof. as. dr. Armend Mehmeti 

 Sekretar Shkencor i Institutit të Historisë 

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …