leoni

Reagim i Komunës së Malishevës për arrestimin e Haxhi Shalës – Komandant “Topit”

Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informatën për arrestimin e ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëvendësit tonë, Haxhi Shala, nga Gjykata Speciale. Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare. Ne qëndrojmë fort në mbështetje të fuqishme me besim të palëkundur në pastërti dhe atdhetarizmin e ish luftëtarit Haxhi Shala. Ne shpresojmë në lirimin sa më parë të tij dhe të krerëve të luftës së UÇK-së, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jemi të bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK-ja e pjesëtaret e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …