Reagim i kryetarit Haliti ndaj konferencës për medie nga LVV – Viti, lidhur me kyçjen në autostradën “Arbër Xhaferi”

Reagim i kryetarit Haliti ndaj konferencës për medie nga LVV – Viti, lidhur me kyçjen në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Konferenca e djeshme e degës së LVV-së në Viti, është tipike e fushatës zgjedhore, e cila më shumë i ngjanë një tentim mashtrimi të opinionit qytetarë të komunës së Vitisë. Pikërisht, është kjo qeveri e cila ka anuluar kyçjen e Vitisë në autostradë përmes Gërlicës, vitin e kaluar. Duam t’ia bëjmë me dije qytetarëve të komunës së Vitisë, se projekti në fjalë i proklamuar dje nga deputetët e LVV-së, ekziston edhe më herët, i realizuar dhe i paguar nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Mjetet buxhetore për realizimin e kësaj kyçje, nuk janë të parapara në programin qeveritar i cili është votuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse këta dy deputet, kanë qenë pjesë e këtij kuvendi dhe, fare nuk e kanë ngritur zërin për këtë çështje. Ne së bashku me shoqërinë civile, në vazhdimësi kemi lobuar dhe kemi ngritur çështjen e kyçjes natyrale në autostradë përmes Gërlicës, dhe kemi përçuar zërin e qytetarëve në të gjitha organet relevante. Akterët e djeshëm të konferencës për medie, është më mirë të insistojnë në realizimin e projekteve ekzistuese të nënshkruara në interes të qytetarëve tanë, sikurse projekti i ujitjes në fshatin Gjylekarë, i nënshkruar asokohe me ish ministrin e bujqësisë, i cili është dashur të realizohet këtë vit. Komuna e Vitisë, është e përkushtuar për realizimin e kërkesave të qytetarëve, përmbushjen e tyre dhe ngritjen e mirëqenies për qytetarët vitias.

Sinqerisht

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …