REAGIM I KRYETARIT LATIFI PËR MUNGESËN E NOTERIT NË RAHOVEC SJELL TELASHE PËR BUJQIT

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka reaguar për mungesën e Noterit në Rahovec, e që po ju sjellë telashe bujqve.  Në reagimin e tij thuhet: Të nderuar qytetarë. Sot, kur tanimë ka filluar aplikimi për pagesa direkte – subvencione, bujqit e komunës së Rahovecit po përballen me një situatë absurde që ju pamundëson të përfundojnë aplikimin për subvencione. Deklarata nën betim që është kërkuar nga fermerët si kriter për aplikim, e që aktualisht bëhet përmes zyrës së noterisë në Prizren, ua pamundëson bujqve tanë të kryejnë shërbimet e tyre. Komuna e Rahovecit, tash e dy vite, nuk ka një zyre të noterisë, e për këtë nga Ministrja Haxhiu, nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete edhe përkundër adresimit dhe insistimit tonë të vazhdueshëm si komunë, që sa më parë të gjendet një zgjidhje dhe Rahoveci të bëhet me NOTER. Ne gjendemi në një presion të paimagjinueshëm nga bujqit e komunës sonë, të cilët sot ia kanë mësyrë objektit të Komunës së Rahovecit, për të kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje. Më lejoni t’iu informoj, se ne jemi duke pritur për t’u sqaruar në tërësi, se cilat janë rrethanat lehtësuese për bujqit tanë, në të kundërtën do të insistojmë për një zgjidhje konkrete, duke u lejuar atyre qasje për aplikim. Nuk mund të lejojmë që të aplikohen masa të paaplikueshme, në një komunë që është kryesisht bujqësore, e cila është krenaria e Republikës së Kosovës, që dikush të merr vendime pa u konsultuar, pa i marrë parasysh, shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e bujqve. Presim nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të adresojnë me urgjencë këtë çështje dhe të kemi një zgjidhje konkrete, një model të përshtatshëm, ku bujqit mund t’i kryejnë aplikimet pa probleme. Ndërkaq, bujqve të komunës sonë, ju lutem të bëjnë durim, sepse ne po mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Përpjekjet tona janë serioze, qëllimet tona janë mëse të qarta, zgjidhja të gjendet sa më shpejtë që është e mundur, Rahoveci urgjentisht duhet të bëhet me NOTER.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …