Reagim i zyrës së Kryetarit të Komunës së Vitisë ndaj deklaratës së degës së PDK-së në Viti

Zyra e Kryetarit të Komunës së Vitisë, ka reaguar ndaj deklaratave të PDK-së. Deklarata e degës së PDK-së në Viti, lidhur me harxhimet e drekave zyrtare dhe kritikave për disa projekte 2 vjeçare janë krejtësisht politike dhe tendencioze të cilat kanë për bazë dezinformimin e opinionit publik dhe tentim uljen e reputacionit të Kryetarit të Komunës së Vitisë dhe qeverisjes komunale. Në të gjitha këto darka zyrtare të cilat janë paraqitur edhe në pasqyrat financiare të cilat janë publike për opinionin bëjnë pjesë shumë manifestime kulturore sportive për nder të dëshmorëve të komunës së Vitisë dhe datave të caktuara historike që lidhën me komunën e Vitisë si: Flakadani i Karadakut i cili për realizimin e tij ka një kosto të lartë financiare duke ditur se ajo ngërthen në vete shumë aktivitete kulturore dhe sportive. Vitin e kaluar Komuna e Vitisë ka shënuar 14 Qershorin- Ditën e Çlirimit si asnjëherë më parë sepse ishin të pranishëm dy ish presidentet Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga të shoqëruar me bashkëpunëtoret e tyre. Në këtë ditë është nderuar veprimtari i madh i çështjes kombëtare nga Pozherani i Vitisë, Xhelil Musa. Në të gjitha këto aktivitete prezent ishin përfaqësues të partive politike nga opozita dhe këshilltarët komunal pa dallime. Si pasoj e keqqeverisjes së PDK-së në Viti, ende po paguajmë borxhe të cilat na vijnë nga koha kur kjo parti ka keq qeverisur. Lidhur me projektet dy vjeçare ja bëjmë me dije këtij subjekti politik se ato do të realizohen edhe në vitin 2020 siç është e paraparë në bazë të planit dinamik të punimeve e që tërësisht janë ligjore.

Me respekt

Zyra e Kryetarit të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …