Reagim i Komunës së Klinës rreth deklaratës për media të LDK-së në Klinë lidhur me gjendjen në arsim

Dega e LDK-së në Klinë në një deklaratë për media të lëshuar në rrjetet sociale, ka dezinformuar opinionin publik për gjendjen në arsimin e Komunës së Klinës. Të kapluar nga ethet e zgjedhjeve lokale të tetorit dhe humbjes së sigurt, LDK, dezinformon me qëllim për gjoja siç thonë ata gjendjen e keqe në arsim. Duke e thelluar edhe më shumë mashtrimin, deklarojnë se kryetari i Klinës Sokol Bashota nuk paska vizituar shkollat më herët por vetëm tash në prag të zgjedhjeve lokale. Këto gënjeshtra nuk pinë ujë dhe edhe kësaj here dezinformatat dashakeqe kanë një prapavijë politike për të denigruar punën e madhe që ka bërë pushteti lokal për avancimin e arsimit. Është e kundërta e deklaratës së LDK-së dhe është pikërisht LDK ajo që asnjëherë sa i përket Arsimit, shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve nuk e ka qelë gojën për asgjë. Sa për sqarim të opinionit publik, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, një ditë me parë ka qëndruar në ambientet e Gjimnazit “ Luigj Gurakuqi” për të parë nga afër punimet në renovimin e objektit shkollor që është duke u bëre me mjete të buxhetit komunal për të krijuar kushte dhe hapësira sa më të mëdha për nxënës dhe arsimtarë të kësaj shkolle. Vizitat në shkolla dhe takimet me Mësimdhënës e nxënës i ka realizuar në vazhdimësi gjatë 10 vjet qeverisje. Nuk ka shkollë fillore e të mesme në Komunën e Klinës që Kryetari Bashota nuk e ka vizituar të paktën dy herë në vit. Ka mbajtur takime të rregullta me drejtorë dhe mësimdhënës por edhe me nxënës me qellim të ngritjes së efikasitetit në mësimdhënie dhe mesimnxënie. Është i vetmi kryetar i cili për emërimin e drejtorëve dhe sekretarëve të shkollave ka organizuar konkurse dhe intervista publike. LDK, dega në Klinë, politizimin absolut gjatë qeverisjes së vet (2000-2007) po mundohet që të ja veshë qeverisjes së PDK-së. Në mandatet e qeverisjes së LDK në Klinë nga 18 drejtorë shkollash vetëm një nuk ka qenë anëtar i LDK-së. Në SHF ”Ismet Raci”, drejtor Ahmet Krasniqi, anëtar i kryesisë së degës së LDK në Klinë. Në SHF” Motrat Qiriazi” drejtor Ndrecë Kolaj, anëtar i PSHDK- koalicion me LDK në atë Kohë. Në gjimnazin “Luigj Gurakuqi”, drejtor Ndue Shabani, anëtar i kryesisë së LDK. Në SHF” Emin Duraku” në Sferkë, i ndjeri Dylaman Gashi, anëtar i kryesisë së LDK, Smajl Marmullaku në Jashanicë, Fadil Fazliu në Grabanicë, Lush Tuna në Zllakuqan, Nezir Raci në Gremnik, Refki Morina në Klinë, etj. Të gjithë këta që u përmenden por edhe të tjerët kanë qenë anëtarë të LDK. Pyetje për LDK: Kujt po i shitni moral? Sa i përket Arsimit, qeverisja e PDK në Klinë ka arritur rezultate të mahnitshme. Me përkushtim të madh moral dhe material i është qasur ndryshimit dhe avancimit të sistemit të arsimit, duke realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme të zhvillimeve në arsim, siç janë: zgjerimi i hapësirave shkollore, ndërtimi i terreneve sportive dhe ambienteve të gjelbra shkollore, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, furnizimi i bibliotekave dhe kabineteve shkollore me mjete të nevojshme për realizimin e një procesi mësimor në përputhje me kërkesat e Kurrikulës së re të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit që mbështetet në kompetenca dhe në formimin e qytetarit që të jetë i aftë të përshtatet në rrjedhat e hovshme të zhvillimit të sotshëm teknologjik. Komuna e Klinës ka krijuar kushte të mjaftueshme për ngritjen e treguesve të cilësisë në të gjitha nivelet që funksionojnë në institucionet edukativo-arsimore të komunës. Deri në vitin 2008 institucionet arsimore të Klinës kanë pasur 25,543 metra katrore hapësirë shkollore, kurse në vitin 2017 kanë 41,393 metra katrorë. Në Komunën e Klinës brenda viteve 2009-2017 hapësirat shkollore janë shtuar 62.05 % e gjithë hapësirës shkollore që ka ekzistuar nga Lufta e Dytë Botërore deri më 2009. Ky kontribut i pushtetit lokal të Klinës në krye me kryetarin Sokol Bashota, do të çmohet shumë sa herë që do të shkruhet dhe do të flitet për historikun e Arsimit të Klinës.

Në vitin 2009 është ndërtuar objekti i ri me 460 metra katrore i SHFMU “ Tre Dëshmorët” në Gjurgjevik të Madh.

Në vitin 2013 është ndërtuar objekti i ri me 1.400 metra katrore i SHFMU “ Isa Boletini” Drenoc.

Në vitin 2013 është ndërtuar objekti i ri me 1.340 metra katrorë i SHFMU “ Ymer Berisha”, Siqevë.

Në vitin 2013 është ndërtuar objekti i ri me 7.900 metra katrorë i SHMP “ Fehmi Agani” në Klinë.

Në vitin 2016 është ndërtuar objekti i ri me 730 metra katrorë çerdhja “ Xhevë Lladrovci”, në Klinë.

Në vitin 2017 është ndërtuar objekti i ri me 1.340 metra katrorë i SHFMU “ Tre Dëshmorët”, në Jashanicë të Ulët.

Në vitin 2017 është ndërtuar objekti i ri me 1.340 metra katrorë i SHFMU “ Dëshmorët” në Perqevë.

Në vitin 2017 është ndërtuar objekti i ri me 1.340 metra katrore i SHFMU “ Azem Bejta” në Kpuz.

Shpresojmë dhe urojmë që LDK, AAK, Nisma, VV, degët në Klinë të bëjnë fushatë korrekte e të ndershme duke e braktisur mashtrimin, gënjeshtrën, improvizimet dhe sjelljen e keqe. Nuk ju ndihmon e as nuk ju ka hije tendenca për të vënë në lajthitje elektoratin. Populli nuk mashtrohet sepse këto të arritura i ndjen, i shef dhe i prekë çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …