leoni

Komuna Deçan

Reagim lidhur me kërkesën e Apostolloves për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe për zbatimin e këtij vendimi

Komuna e Deçanit edhe një herë, për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare  po mundohemi të japim argumentet e nevojshme  pse nuk  zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese  të  vitit 2016

Së pari :Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti  i filluar në vitin 1992  vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i athershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para  kësaj  kohe qindra nxënës të helmuar   dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar   nuk kishin as një të drejtë  ndërmarrja e dhunshme  Hoteliere ,,Slloga’’  i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar  ketë dhuratë ( Poklon)

Së dyti: Kontesti  vazhdon  gjer në vitin 1997 periudhë  e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën  e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se  Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë(Apiko )  prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.

Së treti:  Edhe pse gjer në Qershor të   vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe  e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e  tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore

Së katërti:  Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe  Bletarisë  nuk lejohen që të hyn brenda këtyre  objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë ne proceduar kurse dy ndërmarrje,, Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ përfaqësohen nga zyrtari  Ligjor i AKM-së Ernes Copke   i cili gjatë ter procedurave ne vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve , del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997.

 Së pesti:  Edhe pse jemi të vetëdijshëm për  pasojat e mos zbatimit të  vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.

Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa   zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …