leoni

Reagim lidhur me shkrimin në MalishevaPress “Publikohet lista e përfituesve të bursave” (dokument)”

Më datë 4 korrik 2016, portal informativ MalishevaPress, ka publikuar një shkrim me titullin: Publikohet lista e përfituesve të bursave (dokument), ndërsa ky lajm nuk ka emër të autorit,  dhe në mes tjerash në këtë thuhet se ”Edhe pse listën e përfituesve ende nuk e ka publikuar komuna, MalishevaPress ka arritur të siguroj këtë listë”.  Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, ju bëjmë me dije se lista ka qenë publike dhe ka qëndruar më shumë se një muaj në tabelën e shpalljeve në objektin e Komunës së Malishevës, prandaj, Komuna e Malishevës, e demanton këtë të pavërtetë të publikuar në shkrimin pa autor, në portalin në fjalë.

Kjo listë është publikuar më datë 08.04.2016, me numër protokolli 01/534.  Për të vërtetuar këtë, ju sjellim edhe dokumentin, përkatësisht numrin e protokollit dhe datën e publikimit të listës së përfituesve të bursës.

Sikur mos të ishte publike lista e përfituesve, atëherë edhe të pakënaqurit (pesë prej tyre), nuk do të kishin mundësi të ankoheshin.

Po ashtu, ju njoftojmë se këto bursa, janë ndarë sipas rregullores në fuqi (rregullores së vjetër), pasi rregullorja e re për ndarjen e bursave, ende nuk është e plotfuqishme, sepse ministria përkatëse, ende nuk e ka kthyer rregulloren për vlefshmërinë e saj dhe rrjedhimisht e njëjta nuk mund të futet në funksion ende.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …