leoni

Reagim ndaj hedhjes së mbeturinave në Lumin Erenik

Të Nderuar qytetarë të Komunës së Junikut, siç jeni në dijeni, Komuna e Junikut tash e disa vite me një projekt të përbashkët me USAID-in, ka furnizuar me kontejner të gjitha ekonomitë familjare dhe bizneset, me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe menaxhimit të mbeturinave. Angazhimi ynë në këtë drejtim është vlerësuar lartë dhe ka treguar shumë sukses në bashkëpunim intensiv me Kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave. Përkundër mbledhjes së mbeturinave nga Kompania përgjegjëse, angazhimit të punëtorëve shtesë nga ana e Komunës, pastrimit të Qendrës, parqeve, rrugëve, trotuareve, Lumit Erenik dhe reagimit sipas raportimeve të qytetarëve, ende ka persona, që me ose pa qëllim, shkelin Ligjin për Mbeturina numër 04/L-060/2012. Hedhja e mbeturinave ditë më parë në Lumin Erenik dhe postimi i këtyre mbeturinave në rrjetet sociale vërtetë është për keqardhje dhe aspak nuk e paraqet gjendjen reale të ambientit në Komunën e Junikut. Veprimet e tilla janë të pa tolerueshme dhe nuk tregojnë punë, vullnet e as përkushtim, por pretendim të zhvendosjes së vëmendjes nga të arriturat e shumta të Komunës së Junikut. Të nderuar qytetarë, pavarësisht të gjithave ne jemi të zotuar e përkushtuar që me sukses të realizojmë shumë projekte të filluara duke filluar me projekte të reja, të cilat dukshëm po e përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Komuna bashkë me ju qytetarë, do ta ketë prioritet ambientin e pastër, për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë dhe kjo arrihet me angazhimin e të gjithë neve, thuhet në reagimin e komunës së Junikut drejtuar qytetarëve të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …