Reagim ndaj pretendimeve të EVSB-së për urat mbi lumin Morava në Viti

Në lidhje me deklaratën e publikuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) lidhur me gjendjen e urës mbi lumin Morava në Viti, afër objektit të tepiheve TONI, ndjejmë nevojën të sqarojmë opinionin publik dhe të kundërshtojmë tonin alarmues dhe gjeneralizimet që janë bërë pa bazë të mjaftueshme faktike.

Ura në fjalë nuk është e pasigurt për qarkullim siç pretendohet. Për më tepër, është e papranueshme që përmes një komunikate të tillë të krijohet panik tek qytetarët, veçanërisht tek prindërit e fëmijëve e nxënësve, duke e paraqitur një problem teknik si rrezik të përmasave të mëdha. Organet komunale janë të përkushtuara që të sigurojnë infrastrukturë të sigurt dhe funksionale për të gjithë qytetarët, dhe reagime të tilla të pabazuara vetëm sa dëmtojnë bashkëpunimin dhe besimin mes komunitetit dhe institucioneve.

Gjithashtu, dëshirojmë të sqarojmë se fotografia e publikuar nga EVSB nuk përkon me realitetin aktual në terren. Fotoja e përdorur nga EVSB është e mëhershme dhe nuk pasqyron gjendjen e tanishme të urës. Për ta ilustruar situatën aktuale, bashkëngjitur po publikojmë një fotografi të urës në gjendjen e saj të sotme, ku vërehet qartë se po merren masat e duhura dhe nuk paraqitet ndonjë rrezik i menjëhershëm për qytetarët.

Ftojmë përfaqësuesit e EVSB-së që në të ardhmen të verifikojnë informacionet dhe të kontaktojnë institucionet përpara se të publikojnë deklarata që mund të keqinformojnë publikun dhe të krijojnë pasiguri të panevojshme. Bashkëpunimi dhe komunikimi i drejtë janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj takon banorët e fshatërave Strellc dhe Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar përfaqësuesit e fshatërave Kodrali dhe …