MI LOGO

Reagim ndaj shkrimit “Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve të civil për kontrollimin e projekteve milionëshe”, publikuar në koha Ditore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, shpreh shqetësim të thellë për publikime në vazhdimësi të disa lajmeve të pabazuara në fakte dhe argumente. I tillë është edhe shkrimi i publikuar në gazetën “Koha Ditore”, me datë 16.01.2020, me titull “Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve civilë për kontrollimin e projekteve milionëshe”, shkruar nga Saranda Ramaj. Fillimisht sqarojmë se gazetares i janë kthyer përgjigjet brenda 24 orëve, por që nga ajo nuk janë respektuar afatet ligjore për pajisje me informacion. Më tutje, edhe pas marrjes së përgjigjeve, ajo dhe media për të cilën punon, nuk kanë publikuar përgjigjet që janë sqarim i të pavërtetës që përmban artikulli. Është për keqardhje, që lajme të tilla të dezinformojnë opinionin publik, thirren në burime, persona të cilët për shkaqe të performancës apo ligjore nuk janë më pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe institucioneve të tjera që janë në linjë të kësaj ministrie. Në kuadër të kompetencave ligjore dhe Kushtetuese, niveli i lartë Politik, Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Ministrat kanë të drejtë të angazhimit të Këshilltarëve Politik. Roli dhe kompetencat e Këshilltarëve Politikë janë të definuara në bazë të rregulloreve dhe përfshijnë këshillëdhënien për Stafin Politik në fusha të caktuara më qëllim të zhvillimit dhe avancimit të proceseve të caktuara më rëndësi për vendin. Në ketë kontest edhe Ministri Lekaj ka angazhuar Këshilltarë Politik për përcjelljen dhe monitorimin e fushave dhe projekteve të caktuara, me qëllim të zhvillimit të tyre, por në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk e kanë pasur rol vendimmarrës, implementues apo menaxherial në fushat dhe projektet ku janë angazhuar. Ju informojmë se Rregullorja për funksionimin e kabinetit të Ministrit është nxjerrë në bazë të nenit 29 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësive të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe nenit 4 të Rregullores nr. 6/2015 për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MIT; Përmbajtja e saj është plotësisht në pajtueshmëri me Rregulloren nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, neni 2 i rregullores nr. 01/2017; Neni 12 i Rregullores nr. 01/2017, jep kompetencë Ministrit të caktoj anëtarët e ekipit mbikëqyrës të projekteve në bazë të kompetencave të tij sipas Rregullores nr. 02/2011. Mbi këtë bazë ligjore Ministri i Infrastrukturës, edhe më herët në kabinetet e kaluara, ka caktuar anëtarët e njësisë për menaxhimin e projekteve infrastrukturore, që nuk janë staf politik por civil dhe i ka caktuar detyrat e njësisë në një vendim të veçantë. Është e qartë se këshilltarët politik nuk mund të kenë kompetenca ekzekutive ose menaxhuese. Kjo është paraparë me nenin 23 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, dhe me nenin 5 të Rregullores nr. 01/2017. Eset Berisha ka qene i caktuar si anëtar i njësitit për zbatimin e projektin R6, dhe në komitetin e auditimit të brendshëm, sikurse edhe pararendësit e tij në pozitë të këshilltarit të ministrit në kabinetet e kaluara. Kjo nuk është praktikë e instaluar nga Ministri Lekaj, por është shume më e hershme, me ç’rast ekzistojnë të arkivuara vendimet e ish – ministrave, të cilat mund të vërtetohen nga të gjithë të interesuarit, përmes ligjit për qasje në dokumente publike. Më tutje, kompania konsulente Hill International, është e kontraktuar që të menaxhoj me kontratën dhe aktiviteti i Këshilltarit është në monitorim dhe këshillëdhënie për ecurinë e implementimit të projektit. Me qëllim të ndaljes së keqinformimit me lajme të tilla tendencioze, MIT do të përcjellë ankesën e saj në të gjitha organet e parapara me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …