leoni

REAGIM NGA KOMUNA E JUNIKUT LIDHUR ME RAPORTIN E INSTITUTIT GAP

Komuna e Junikut përmes këtij reagimi lidhur me prezantimin e Raportit nga Instituti GAP përmes platformës “Letërnjoftimi i Komunave” njofton qytetarët, mediat dhe institucionet tjera joqeveritare se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP nuk janë relevante dhe të konfirmuara nga komuna e Junikut, pasi që komuna e Junikut që nga viti 2014 ka ngrirë çdo lloj bashkëpunimi me Institutin GAP, si pasojë e tendencës nga ky Institut për të manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Rikujtojmë që ky Institut ka publikuar të dhëna jo të sakta për Komunën e Junikut, ku përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, shtrembërimit të fakteve dhe tendencës për mashtrimin e opinionit publik ka dëmtuar imazhin e Komunës së Junikut. Komuna e Junikut vazhdon të jetë e vendosur dhe të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi derisa Instituti GAP të kërkoj falje publike për publikimin e të dhënave të pa vërteta dhe të pa konfirmuara nga komuna e Junikut gjatë këtyre viteve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …