Ramosaj: Doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për edukimin seksual, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj në postimin e tij në facebook ka reaguar rreth doracakëve të MASHT-it “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” (në tri nivele 1-5, 6-9 dhe 10-12).

Postimi i plot i kryetarit Ramosaj:

“Edukimi i fëmijëve tanë është një detyrë delikate, që kërkon respekt për vlerat kulturore, morale dhe familjare të shoqërisë sonë.

Vendosja e një doracaku për edukim seksual në shkolla, pa konsultim të gjerë me prindërit dhe pa respekt për vlerat e shoqërisë sonë, është një tjetër dështim i Qeverisë. Ky akt tregon një shkëputje të plotë nga realitetet dhe nevojat e vërteta të nxënësve, si dhe nga shqetësimet e familjeve.

Edukimi seksual nuk duhet të jetë një burim konfuzioni për fëmijët, por një ndihmë për zhvillimin e tyre të shëndetshëm fizik, emocional dhe moral, në bashkëpunim të ngushtë me familjet.

Doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për edukimin seksual, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla.

Fëmijët tanë meritojnë një sistem arsimor që respekton vlerat dhe nevojat e tyre, jo një sistem që imponon ideologji të diskutueshme.

BR

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti, nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakëve për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues në shkollat e komunës Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim për mos zbatimin …