Reagime kundër përpjekjeve për tjetërsim të pajisjeve dhe aseteve të Radios-Kosova e Lirë, nga një grup i ish-ishve të stafit II

Lidhur me rastin e një grupimi të vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, i cili  ka nënshkruar një  ku i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë,  teknikën dhe pajisjet, dokumentet  e materialet dhe t’ i vendos në ambientet e veta, në adresat e Radios kanë arritur shumë reagime mbështetëse për Radion-Kosova e Lirë dhe Shtëpinë e saj-muze në fshatin Berishë.  Në mesin e reaguesve ka familjarë dëshmorësh, veteranë, komandantë të luftës, ish të burgosur politikë, dëgjues të Radios dhe qytetarë liridashës.

Ziajdin Hoxha: A thua more a janë këta persona në veti që ta bejnë këtë kerkesë, kur këta nuk janë pjesë e Radio Kosoves se Lirë qe 24 vjet. Si ka përfundue lufta secili ka shkue në rrug të vet e as që i ka interesue për Radion e Luftës qe 25 vite me radhë i mban te gjalla emisionet për Deshmoret e Luftes, duke e sakrifikue komplet familjen si baci Ahmet Qeriqi, a bash tash e keni gjet kohen kur nuk asht mirë me shendet. Nga matrapazi Nysret Pllana nuk më qudit asgja por po me qudit Martin Quni qysh ka mujt me ja servue ket kurth keta sahanlëpirësa.  Me te vertet mbeta pa tekest kur e lexova ket reagim qe e keni ber plotsisht me vend edhe me fakte. Po e fundit kush jan keta persona qe ti jepin aq liri vetvetes te vendosin per arkivin e Radio Kosoves se Lir prej ketyre personave te tjer si matrapazin Nysret Pllanen nuk po quditna por po me befason Martin Quni qe i baj thirrje publike ta terheq at nenshkerim. Juve ju lumt per punen qe e keni ber per keto 25 vjet edhe ne lufet po edhe ne liri por nja e die qe nuk dorzoheni. Diqka po asht nji sherr i madh këtu nga këta sahan lepires që tërë jeten e kanë shiquar vetem interesin personal por na vet i kem fajet se i kemi que përpjet. E ky sahanlepiresi,  turisti, manekeni qe shetit neper evropë edhe atyre qe i kan familjaret në at liber ju shet nga 100 euro, tregon se sa human që është. Ju lutem percillne ditarin e luftes se Ahmet Qiriqit shtylles keryesore te RKL gjat luftes edhe pas luftes…

Rasim Brahim Rexhepi: Respekt të lartë për ju që vazhduat idealin për ta mbajt gjallë Zërin e Lirisë për 25 vite më radhë, është e ditur që në rrugëtim të gjat dhe më mund dhe sakrific hyn shumë njerez dhe ata që nuk kan kurajo s’munden më ia dalë, disa ndalën në fillim dhe disa gjat rrugës, por është e vlerësuar lartë për ata që arrijnë deri në fund dhe vazhdojnë në vazhdimësi e nuk dorëzohën ata të paktë që nuk e lën misionin gjysmë e ju jeni ata që mbajtet dhe po i mbani gjallë vlerat dhe Zërin e Liris më të cilin dikur u krenu ushtria nëper beteja e sot krenohet i gjithë populli më ju më të madhin Bacën Ahmet Qeriqi dhe ju gjithë stafin e Zërit të liris. Të paktën ne familjët e deshmorëve dhe luftetarët u jemi mirënjohës juve që u njohëm per 25 vite më radhë dhe e dijm më çfar mundi dhe veshtirsish keni ardhur deri këtu dhe po vazhdoni misionin kombëtar edhe sot e ksaj dite gjithmon ishim dhe do të jemi më ju që nuk u ndalët dhe nuk u dorëzuat .

Rufki Suma: Respekt per stafin e RKL që edhe ne ditët e sotme po vazhdon te transmetoj ngjarje kombetare jo vetem nga koha e luftes por edhe ngjarje nga historia kombëtare edhe te periudhave te ndryshme. RKL-së si i vetmi medium qe po ua mbanë te fresketa ndodhitë e luftes e sidomos po u kujton gjeneratave te reja qe kanë lindur pas luftes se qka ka ndodhur ne Kosovë gjatë kesaj periudhe.RKL-së iu bashkua edhe Tv.Dielli e cila permes pamjeve filmike, videoinçizimeve te ndryshme, po e fakton edhe më shumë ate qe qytetarët e kan dëgjuar dhe po e ndegjojnë në kete radio.Duhet te ruhet trashëgimia e radios RKL ashtu siq duhet te ruhen edhe artefaktet tjera qe kanë të bëjnë me luften ne Kosovë. Stafit te RKL-së i dëshirojmë punë te mbarë e suksese te tjera ne drejtim te tregimit te ngjarjeve kombetare te te gjitha periudhave. Respekt.

 

Reagim

Nuk keni as të drejt, as kompetencë, sa moral, as ligj, sa autorizim, as delegim që të kërkoni nga ai që punon për të ia marrë- përvetësuar mundin e mbi dy dekadave përkujdesjeje dhe përkushtimi, tjetrit, që nuk u ndalë kurrë, që punoj e nuk u përkulë, që veproi për të mirën e atdheut, për informimi të drejt, që tha të vërtetën e nuk lejoj me rrejtë… që nuk ndaloj, që nuk u hamend dhe nuk u tundua, që nuk u rrëzua e nuk mori në thua në kurthet e ngrehura të politikës ditore – JO dhe JO prore!

18.03.2024
Mehmet Bislimi

 

Enver Kelmendi: Egoja dhe uni i tyre çenkan pa fund , a ‘thua këta të mjer ku ishin gjer me tani ketu e 25 vite. Sikur nuk donin ti thrrasin mendjes gjithë kto vite me lotë korkodilli për atë gjakun e deshmorve,për ato nena heroina, për ato foshnje qe ende nuk belbzonin dhe qellimi i tyre ishte te shkruhen disa botime per ta, e të bredhet ane mban globit për të njoftuar opinionin nderkombetar qe besa te mbushin dhe xhepat me lek dhe te kthehen si hero .Kurrë nuk pyeten per sakrificat dhe punen e pa kompromis te lodhëshm te RKL, dhe vien me kerkesa skandaloze, sigurisht e kan harruar të kaluaren e mendojn me egon e tyre per ndoni pozitë deputeti apo ministri, paskan marrë ndonjë kockë per shujten e rradhes.

Leonis Kelmendi: Mos po ja vret syt ndokujt zeri i lirisë?

Makifire Beqiri Asllani: Arsyeja e reagimit më ngjanë në një onderr të keqe, vërtetë po. Çfarë po ndodhë???!!! S’mund t’shkulet zemra juaj nga krahërori që bëri ball gjithë këtë histori që s’e thot asnjë fjalë!

Nexhmedin Bashota: Shumë e dhimshme kjo qe paska ndodhur edhe më keq kur ndegjon për keto veprime te dëmshme te disa njerzve qe kemi rrespekt !!! Vertetë lendohemi rëndë po te prekë dikush Radion tonë dhe te vetmën qe ka mbarë populli shqiptar anë e mbanë globit . Në vend qe te ndihmohët dhe te ngritet lart e me lart tani këta zëra te dalur nga këta njerz na lendojnë rëndë dhe ju bëjmë thirrje të lëjnë këto veprime te pa hijshme ose spaku ta shikojnë punën e vet e te mos ju bashkangjitën zërave kundershtarë ….

Xhevat Aliu: Vërtetë tejet pikëlluese të kuptojmë gjëra të tilla ne dëgjuesit që ju dojmë me gjithë zemër dhe shpirtë.Në veçanti kur po na kujtohen transmetimet tuaja të atëhershme kur qështja mes jetës dhe vdekjes ose më saktë Përjetësisë së gjithë stafit tuaj ishte ndoshta e hollë sa një qime floku. Ju lutem shumë që nëse nuk mundeni ta ndani drejtësinë tuaj për këtë qështje merreni mendimin apo vullnetin e çdo luftëtari në formë vote dhe le të bëhet ashtu siç don shumica. Si nënshtetas i thjeshtë i këtij vendi që nuk jam përzier asnjëherë në politikë në ndonjë organ partiak apo shtetror mendoj se ajo teknikë duhet të qëndoj në Berishë dhe të ketë roje sepse vizitori i thjeshtë apo vizitat kolektive që duhet të organizohen për shkollat e cikleve të ulta dhe të mesme nga qeveria nëpër disa ish pika të UÇK-s,duhet të kenë çka të shohin në Berishë e jo vetëm bunkerë dhe ca foto.Ndërsa,për disa data të rëndësisë sonē kombëtare dhe shtetrore lus që ato pajisje të transferohen në shesh të kryeqytetit,normalisht të izoluara me xhama për t’i mbrojtur nga ndikimet atmosferike për nga tri apo shtatë ditë. Ju përshendes vllazërisht.

Resmie Hoxha: Mbeta pa fjalë! Unë këtë Nusret Pllanën e kam lidhur gjithmonë me Radion TONË: KOSOVA E LIRË. Cka ka ndodhë me këtë njëri,pse është larguar nga aty. Ai ishte zëri i parë i kësaj Radio. Ai ishte njëri nga themeluesit e saj, sa di unë. Pse kjo përqarje? Cfar po ndodhë kështu. Radio Kosova e Lirë, është aset, VLERË KOMBËTARE. U shqetësova shumë nga ky lajm. Shumë keq. Dikush do me shkatërru cdo VLERË tonën. E papranueshme!

Ali H. Tahiri: Respekt e nderime për gjithë stafin e R.K.L, një medium hyjnor,që duhet të përulemi para jush çdo orë. Mbetet kujdestarja më e shenjt,e gjakut më të shtrenjtë që i sollen Liri Kosovës. Respekt e suksese flamurtare.

Mirëdon Fusha: Uh t’ligat ua marrshin nënshkruesit e budallakisë! T’ligat ua marrshin! Marre iu qoftë t’marruarëve.

Sejdi Elezi: Nuk po mundem me i kuptu këta njerëz!!! Me e shfrytëzu gjendjen jo të mirë shëndetsore të drejtorit të Radios Kosova e Lirë, të nderuarit dhe shumë të respektuarit profesor Ahmet Qeriqi, nuk është njerëzore!

Jeton Kuqi Kotlina: No Coment. Secili nga ne , fatkeqësisht çdo ditë e më shumë po dalim nga vetvetja! Po i shpalosim fytyrat e mbuluara nga shumë pafytyrësit disa vjeçare.

Rasim Brahim Rexhepi: Vëlla Zamir e bëra edhe më heret një koment të gjerë e gjat në lidhje më ktë unë u befasova më ktë përberje që gjat rrugëtimit mbi 2 dekada nuk i kemi pa më nuk i njohëm u ndalën u terhiqen nga misioni që nisët. Ne familjet e deshmoreve dhe luftetarët e liris u jemi mirënjohes perherë juve stafit qe nuk e ndalet misionin kombëtar asnjiher nuk u ndalet në rrugëtimin e rand më sfida dhe sakrifica të mëdha dhe të tillë po e vazhdoni edhe sot e ksaj dite mirnjohje të veçant për të madhin Bacen Ahmet dhe ju stafin e Zërit të liris ju jeni ata që e mbajtet dhe po i mbani gjallë më mundë të madhë vlerat e kombit Kosovën e Lirë dhe TV Diellin dhe po i leni një pasuri të çmuar vëndit më qindra e mijëra dokumentare, emisone dhe reportazhe per deshmorët e liris mirënjohje dhe respekt nga ne për ju.

Dibran Dibrani: Shtëpia- Muze e RKL-ës në Berishë është vend i shenjt dhe i shtrenjtë, prandaj nuk duhen të preken ato pajisje e mjete teknike e dokumente aty. Aty është dasht me que të tjera pajisje ma moderne e të përdosura për ti fuqizuar. Radion Kosova e Lirë, zërin heroik e stoik të pa thyeshëm zërin e historisë e lirisë, ky është një veprim i ulët i atyre prekun aty. Muzeu i Kosovës gjatë luftës ka qen i bllokuar nga forcat serbe e, muzeu Fshatin Berishë i lirë. Kjo po i bie sikur frigacakun ta bësh trim kur të kalojë lufta.

Lidhur me pretendimet e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve të stafit të kohës së luftës,  nga 38 sa i ka pasur gjithsej që pa lejen e  Drejtorisë Radios-Kosova e Lirë, të marrin mjetet e pajisje nga Shtëpia-Muze dhe t i dërgojnë në Muzeun e Kosovë ka reaguar edhe ish komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha. Ai  reagimin e tij shkruan:   Kompetencat për të vepruar me këto teknika mjete e asete në përgjithsi me siguri, me te drejtë i ka trashëguar nga lufta stafi vazhdues i pas luftës!

Pas luftës ky medium ka staf të rregullt ligjor ka Drejtor e strukturë legale (ligjore) institucionale!

Me habiti një reagim  nga Radio-Kosova e Lirë.  Një pjesë apo grup, paskan nënshkruar një deklaratë që asetet e Radios Kosova e Lirë te bartën në Muzeun e Kosovës!

Ky propozim nuk mundet të drejt kuptohet se pse ka si të nënkuptueshme, marrjen fund të veprimtarisë së këtij  mediumi, dhe dërguarjen e tij në Arkiv!

Ndoshta nga këta  të nënshkruarit u harruar që egziston edhe pas lufte ky medium, pasi që disa nga ata e kanë përfunduar veprimtarinë edhe pa përfunduar lufta!\

Nuk mundet të drejt kuptohet pa u marrë një vendim i përbashkët i të gjithë trashëgimtarëve  të këtyre aseteve në bazë të së drejtës trashëguese!

Si mundet të ndodhë shkputja e një grupi dhe te jep pëlqimin për të  gjithë trashëgimtarët në emër të të gjithëve! Edhe sikur mos të ju duhet ruajtja e këtyre aseteve këtij grupi, që po donë me ju bart në muze për qëllime e interesa të pa kuptueshme!

Pse mos me u marrë vesh me te gjithë anëtarët dhe stafin aktual që nga 4 janari i vitit 1999 e deri tani dhe me u marrë një vendim i përbashkët se a duhet të mbeten pronësi e KOSOVES SË LIRË, apo duhet kaluar me domosdo në muze!\

Nuk duhet lejuar të futet thika në mes njerzëve me vlera të mëdha në Luftën për liri!

Pse mos të merren vesh mes veti mos vallë dikush futë përçarje!

Të gjithë këta njerëz kanë vlera e bagazh kombëtar, pse duhet me ra preh e interesave te grupeve e të partive!

Fjala parti ka kuptimin (pjesë), Tërësia është Kombi Atdheu!

Duke qenë luftëtarë Atdhetar e Kombëtar, pse të bien nën ndikimin e partive!

Kosova e Lirë u themeluar me urdhrin e SH.P. dhe ju takon të gjithëve, veçantë atyre që e mbajtën mirëmbajtën e rregulluan me dokumente ligjore dhe janë duke e përdor në mënyrën legale institucionale!

Kush garanton që ruhen asetet në muze deri sa nuk kemi ligj për vlerat e luftës!

Mos te preken asetet qofshin edhe arkivore pa e ditur ku i dërgojnë, pa pëlqimin e të gjithëve dhe pa garanci të mjaftueshme! Stop përçarjes mes luftëtarëve! Mos të bëhemi vet shkelësit e vlerave të çmueshme kombëtare!

Respekt për heroizmin dhe veprimin e çdo njeriu gjatë lufte, respekt dhe nderim të gjithë atyre që ranë duke e mbrojtur ketë medium! Respekt pa fund për punën dhe vlerat e stafit të  Radios Kosova e Lirë, që akoma si gjithmonë jep kontributin maksimal për vlerat e luftës, përkujtimin e ngjarjeve kalendarike të betejave dhe personaliteteve si dhe biografitë e dëshmorëve  të të gjithë Kombit!

Mos ta lejojmë të dëmtojë askush RKL-në!

Kontrolloni gjithashtu

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Më 22 nëntor të vitit 1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit

Më  22 nëntor të vitit  1908 kishte kryer punimet Kongresi i Manastirit, i cili kishte filluar  …