Këshilli Gjyqësor i Kosovës reagon në shkrimin e sotëm të portalit KOHA.net, me titullin: ”Haxhiu: S’mund t’i mbështes KPK-në dhe KGJK-në nëse i mbyllin sytë para skandaleve” si dhe ndaj deklarimeve të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk dëshiron të mbështesë KGjK-në kur Këshilli do t’i mbyll sytë përballë skandaleve. Këshilli shpreh pakënaqësi dhe reagon lidhur me këtë shkrim duke njoftuar opinionin e gjerë, përfshirë edhe mediat, se Këshilli Gjyqësor, si institucion i pavarur, është duke i përmbushur përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore. Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Këshilli Gjyqësor, i siguron të gjithë qytetarët se do të vazhdojë të angazhohet për një sistem gjyqësor të pavarur, transparent dhe të paanshëm dhe i bën thirrje Ministres së Drejtësisë që të përmbahet rreth çfarëdo deklarate që interferon në pavarësinë e gjyqësorit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …